

Ka ushqime që zhbllokojnë metabolizimin dhe lulet e diellit janë një nga ato. Për një ushqyerje të shëndetshme nuk duhet të mungojnë asnjëherë farat e lulediellit, gjithnjë duke ngrënë aq sa është e nevojshme, pasi janë hiperkalorikë.
Farat e lules së diellit përmbajnë një të tretat e proteinave dhe karbohidrateve që janë të nevojshme për trupin gjatë një dite. Ndryshe nga farat e susamit, apo farat e kungullit, farat e lulediellit janë të pasura me vitaminat E, B1, B12, që i bën aktive në disa fronte.
Ngrënia e farave të lulediellit siç janë ose të përziera me kos, apo në të tjera menu, përveçse favorizon metabolizimin, i jep trupit një sasi të mjaftueshme me antioksidantë që bëjnë mirë për lëkurën apo gjaukun.
Si një mburojë, përbërësit e farave të lulediellit, eliminojnë toksinat dhe bëjnë që trupi të funksionojë më mirë. Dhe nëse organizmi ndihet mirë, metabolizmi djeg më shumë çdo ushqim, duke dhuruar një mirëqenie të përgjithshme për trupin. Do të keni më shumë energji dhe sigurisht, edhe një peshore që buzëqesh.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





