
Të dhënat po ngarkohen...

Të panjohur kanë hapur zjarr në rrugë duke vrarë të paktën gjashtë kalimtarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Belgorod të Rusisë. Mes viktimave të pafajshme është edhe një vajzë 14 – vjeçare.
Sipas burimeve vendase ndoshta bëhet fjalë për një grabitje të përfunduar keq. Njëri prej sulmuesve ka humbur jetën kurse tjetri është arratisur.
Policia thotë se e njeh të arratisurin dhe se di ku mund ta gjejë.
Një skuadër e specializuar antiterroristësh është dërguar në Belgorod, me qëllim të ndihmojë në arrestimin e të arratisurit.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
