Transmetuar më 22-04-2013, 21:11

“Ishte gjithë energji”, kujton i ati Agostino i cili nuk arrin ende të besojë atë që ka ndodhur. “Kur vajtëm në spital mjekët nuk na e fshehën se sa e rënduar ishte situata e vajzës sonë. Tani nuk mbetet tjetër veçse të zbulojmë se çfarë ka ndodhur gjatë 48 orëve të fundit të jetës së saj për të gjetur se cilat ishin arsyet që e çuan drejt vdekjes së sigurt”, ka vazhduar i tronditur ai.

 Federica, 23 vjeçarja italiane kishte shkuar të bënte një tatuazh të ri. Por të nesërmen nuk u ndje mirë. Kishte gjithë kohës ftohtë ndërsa duart dhe këmbët i kishte të mpira. “Ndihem sikur të isha me temperaturë”, i pati thënë mikeshës së saj.

Me të shkuar në spital, mjekët vlerësuan se gjendja ishte shumë e rëndë. Zemra e saj nuk rrahu më. Ajo ndërroi jetë në spital. Pritet që autopsia të zbulojë nëse vërtetë vdekja e saj ka ardhur për shkak të ndonjë alergjie prej bojërave të tatuazhit.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit