



Në Australi një peshkatar shpëtoi për mrekulli nga dhëmbët e një krokodili, duke luftuar me grushte kundër tij. Krokodili me gjatësi 2.5-3 metra sulmoi 29 vjeçarin Yoann Galeran në brigjet veriore të Australisë, kur ai u hodh në ujë. Zvarraniku e kafshoi në kokë duke e tërhequr më pas me vete në fund, shkruan gazeta Huffingtonpost.
“Unë u largova me not ndoshta 4-5 metra nga barka kur ndjeva që diçka më mbërtheu fort kokën, sikur ma shtrëngoi mes dy gurëve të mëdhenj, diçka shumë e fuqishme. Dhe atëherë e kuptova se ai ishte një krokodil", tha peshkatari që shpëtoi për mrekulli.
"Unë e godita atë ku munda, kujton Yoann Galeran, dhe isha vërtetë me fat. “Në qoftë se do të kishte qenë ndonjë krokodil më i madh, unë tashmë do të kisha mbetur pa kokë", vijon përshkrimin 29 vjeçari.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





