Transmetuar më 22-04-2013, 19:49

Tiranë, Noa.al – (update) Kryeministri Sali Berisha reagoi edhe në Facebook lidhur me marrëveshjen që nënshkruan sot PS-LSI duke ripërsëritur vlerësimin e tij se “në Shkoder majtistët firmosën epitafin e Rilindjes mavi.”

“Për koincidencë apo ironi të fatit pikërisht ata që ua themeluan partinë në nentor të vitit 1941, jua rithemeluan atë në prill të vitit 2013”, shkruan kryeministri i vendit, njofton noa.al.

“Gazetaret dhe kronikanet e partive te tyre, që po kërkonin me ngulm në çdo qoshe, dhomë, madje dhe tualet të ndërtesës hijet e Dushan Mugoshës apo Bllazho Jovanovicit si dëshmitareëte aktit të rithemelimit, u qetësuan kur mësuan se në mungesë të tyre aktin e rithemelimit të Partisë rozë mavi e kishin formuluar me kujdesin atëror Vojo Koshtunica dhe Oliver Mugosha. Ndërsa për hymnin e këtij akti, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosovën të Goran Bregoviç, njeriut që Rama i vari Çelësin e Artë të kryeqytetit të Shqiperise kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”, shpjegon Sali Berisha.

18:51 – Kryeministri Sali Berisha e ka ironizuar marrëveshjen e nënshkruar sot mes Partisë Socialiste dhe LSI duke e quajtur “epitafi i rilindjes”.

Në një aktivitet në Ditën e Tokës organizuar në njësinë bashkiake 4, të kryeqytetit Berisha tha “ne mbjellim pemë ata nënshkruajnë epitafin në Shkodër”.

“Kujdesi ndaj tokës është kujdesi ndaj vetes. Është ditë kur qytetarët e planetit bëjnë gjithçka për të plotësuar tokën”, tha kryeministri duke vlerësuar punën e Bashkisë së Tiranës për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. “Do të ketë gjithnjë e më shume projekte për mbjelljen e pemëve,” tha ai.

Kryeministri tha se, niveli i ndotjes së ajrit në sheshin Skënderbe kryeqytet është ulur disa herë “ne do të vazhdojmë kujdesin për qytetarët për mjedisin, shëndetin e qytetarëve, për jetën e tyre,” përfundoi Berisha. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit