Transmetuar më 22-04-2013, 19:19

Tiranë, Noa.al – Kryeministri Sali Berisha reagoi në rrjetin social Facebook lidhur me vendimin e sotëm për hapjen e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asociimit të Kosovës me BE duke e quajtur “një arritje tjetër historike e Republikës së Kosovës, e qytetarëve të saj dhe e mbarë kombit shqiptar.”

Sipas kryeministri, ky vendim është rezultat direkt i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel më datën 19 prill, si dhe progresit të sigurt të Kosovës në konsolidimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut,”; raporton noa.al.

“Përshëndes përzemërsisht qeverinë, institucionet, qytetarët e Kosovës dhe të gjithë ata që bënë të mundur këtë vendim, që hap rrugën për ndërtimin e të ardhmes së tyre në BE, si e ardhmja më e shkëlqyer e tyre”, vijon mes të tjerash mesazhi i kryeministri Sali Berisha në Facebook.o.k/noa.al

MPJ vlerëson çeljen e negociatave të MSA, Kosovë- BE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit