Transmetuar më 22-04-2013, 18:51

Tiranë, Noa.al – Kryeministri Sali Berisha e ka ironizuar marrëveshjen e nënshkruar sot mes Partisë Socialiste dhe LSI duke e quajtur “epitafi i rilindjes”. "Ne mbjellim pemë ata nënshkruajnë epitafin në Shkodër”, tha kryeministri në një aktivitet në Ditën e Tokës organizuar në njësinë bashkiake 4.

“Kujdesi ndaj tokës është kujdesi ndaj vetes. Është ditë kur qytetarët e planetit bëjnë gjithçka për të plotësuar tokën”, tha kryeministri duke vlerësuar punën e Bashkisë së Tiranës për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. “Do të ketë gjithnjë e më shume projekte për mbjelljen e pemëve,” tha ai.

Kryeministri tha se, niveli i ndotjes së ajrit në sheshin Skënderbe kryeqytet është ulur disa herë “ne do të vazhdojmë kujdesin për qytetarët për mjedisin, shëndetin e qytetarëve, për jetën e tyre.”

"Plani i Bashkisë për rivitalizimin e Tiranës po ecën me shpejtësi. Ne do vazhdojmë kujdesin për qytetaret, mjedisin, shëndetin e qytetarëve për jetën e tyre. Bashkia ka nderuat këtu një terren sportiv, nuk është një pallat në pajë, por një terren ku do të luajnë të gjithë fëmijët e këtij blloku. Tirana është më e shëndetshme dhe shumë më njerëzore, se Tirana e njeriut që firmosi sot epitafin e rilindjes së tij,”përfundoi Berisha. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit