

Shkup, NOA.al/Naser Pajaziti – Projekti “Shkupi 2014” i përmendoreve në sheshin e Shkupit nga viti 2008 deri tani ka arritur një shifër financiare mbi 207 milion euro.
Kjo u bë e ditur sot në një konferencë të përbashkët nga ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska, kryetari i deritanishëm i komunës Qendër, Vladimir Todoroviç dhe drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Maqedonisë.
Ministrja e Kulturës theksoi se, konferenca është thirrur për të parandaluar të gjitha spekulimet dhe defokusimin e opinionit lidhur me realizimin e këtij projekti. Në këtë konferencë në detaje janë prezantuar të gjitha specifikat dhe dokumentet për të gjitha harxhimet dhe investimet financiare për objektet, skulpturat dhe përmendoret e përfshira në kuadër të projektit “Shkupi 2014”. Ministrja Kançeska – Milevska tha se të gjitha projekt – marrëveshjet kanë qenë transparente dhe të publikuara nga Byroja për furnizime publike.
Duke u pyetur se përse është tejkaluar shuma prej 80 milion eurove ashtu siç ishte prezantuar projekti “Shkupi 2014” në vitin 2008, ministrja Kançeska – Milevska tha se kjo shumë ishte si fazë fillestare dhe se shumë ndërtime nuk ishin paraparë në projektimin e parë.n.p/o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





