

Shkodër, Noa.al – Koalicion i natyrshëm dhe afatgjatë. Kështu e ka quajtur kryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim koalicion me Partinë Socialiste. Në konferencën e PES në Shkodër, Meta falënderoi socialistët evropianë për nxitjen që i kanë dhënë këtij koalicioni.
“Falënderoj miqtë evropianë që na kanë inkurajuar për këtë bashkim në të mirë të Shqipërisë”, tha Meta duke falënderuar edhe nxitësit e drejtpërdrejtë të bashkimit PS-LSI, kryetarin e PSE, Stanishev,
“LSI iu përgjigj pozitivisht ftesës së PS për një koalicion parazgjedhor. Bashkimi i të majtës është një koalicion politik i domosdoshëm që vazhdon dëshirën e qytetarëve shqiptarë për një bashkim substancial,” tha Meta.
Sipas tij, zgjedhjet e 23 qershorit janë gur prove për Shqipërinë dhe e majta e ndjen si detyrë kombëtarë të hapë një perspektivë të re për të integruar Shqipërinë në familjen evropiane.
“Ky është një koalicion i natyrshëm, solid dhe afatgjatë. Edhe pse jemi vend anëtar i NATO-s, kemi probleme shqetësuese me standardet e zgjedhjeve dhe kjo është e papranueshme,” tha mes të tjerash kryetari i LSI-së.
Rajoni i Ballkanit ka nevojë për një Shqipëri më të qëndrueshme duke kontribuar për integrimin e tij të mëtejshëm. Shqipëria nuk do të mbetet peng i politikës konfliktuale. Është e pafalshme që Serbia dhe Kosova zgjidhen një marrëveshje, pavarësisht të shkuarës së përgjakshme ne nuk zgjidhim dot problemin e KQZ-së. Nëe kërkojmë një politikë properëndimore, tha Ilir Meta.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





