Transmetuar më 22-04-2013, 15:37

Tiranë, Noa.al- Partia Demokratike deri sot pasdite ka përfunduar negociatat me 25 parti për të qënë pjesë e të njëjtit koalicion në zgjedhjet e 23 qershorit.

Ridvan Bode, një nga negociatorët e PD-së i tha gazetarëve se, “janë duke u kryer negociata me të gjithë partitë të qendrës dhe të djathta që i janë afruar këtij bashkëpunimi.”

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, janë ftuar në këtë koalicion të gjitha partitë që e ndiejnë veten në këtë spektër politik. PD nuk ka ende një numër të saktë sesa mund të jetë numri përfundimtar i partive në koalicioni  e djathtë, ndërkohë që Bode konfirmoi se “negociatat do të vijojnë pasdite dhe të martën paradite deri në përfundim të afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve.”

Mësohet se janë mbyllur marrëveshjet me Bashkimi Liberaldemokrat të Arjan Starovës, Aleanca Demokratike e Arben Demetit, PBKD-ja e Artur Roshit dhe Agrare e Lufter Xhuvelit, Ekrem Spahia e PLL-së, Adriatik Alimadhi i Ballit dhe Edmond Vlashaj i Lëvizjes së Re Shqiptare.

Baza e marrëveshjeve parazgjedhore është premtimi për bashkëqeverisje, si në tetë vitet e kaluara, e bazuar në votat që secila prej partive ka marrë. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit