Transmetuar më 22-04-2013, 14:13

Shkup, NOA.al/Naser Pajaziti – Diaspora e Bashkuar Maqedonase, organizata e maqedonasve në diasporë dhe Uashington i ka dërguar një letër Gjykatës së Hagës për krime lufte, ku ka kërkuar rihapjen e katër rasteve me pretendime për krime lufte në vitin 2001, nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Në letër kërkohet hapja e rasteve lidhur me të zhdukurit maqedonas në Neproshten, keqtrajtimin e punëtorëve maqedonas të ndërmarrjes “Mavrova” si dhe mbylljen e pendës së Likovës nga ana e UÇK-së gjatë konfliktit.

Sipas OMD, hapja e këtyre lëndëve duhet të bëhet nga Gjykata, pasi ato nuk u trajtuan nga gjyqësori i Maqedonisë, ndërsa nga Haga ato u kthyen gjatë vitit 2004.  Diaspora e Bashkuar Maqedonase thekson se amnestimi i këtyre rasteve për krime lufte është krim kundër njerëzimit. /n.p/o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit