

Tiranë, Noa. al- Partia Demokratike ka zhvilluar gjatë gjithë ditës së sotme takime në Selinë e saj me partitë të vogla në koalicion me të cilat synon të garojë në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.
Sekretari i përgjithshëm, Ridvan Bode dhe shefi i kabinetit të Kryeministrit, Oerd Bylykbashi, sikundër u ngarkuan nga kryesia e PD-së zhvilluan takimet e para me disa nga partitë e vogla të qendrës së djathtë.
noa.al mësoi se, që pasditen e së dielës janë mbyllur marrëveshjet e para me aleatët. Kështu ka rënë dakort Bashkimi Liberaldemokrat i Arjan Starovës, Aleanca Demokratike e Arben Demetit, PBKD-ja e Artur Roshit dhe Agrare e Lufter Xhuvelit. Baza e marrëveshjeve parazgjedhore është premtimi për bashkëqeverisje, si në tetë vitet e kaluara, e bazuar në votat që secila prej partive ka marrë.
Sot paradite në Selinë e PD-së kanë qënë Ekrem Spahia e PLL-së, Adriatik Alimadhi i Ballit dhe Edmond Vlashaj i Lëvizjes së Re Shqiptare, për të diskutuar pikat e marrëveshjes së koalicionit. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për rezultatet e negociatave me këto parti, ndërsa nesër skadon afati ligjor për regjistrimin në KQZ të koalicioneve elektorale. o./noa.al
PD vendos grupin negociator për koalicionin zgjedhor, janë Berisha, Bode Bylykbashi PBDNJ hyn në koalicion me PS, Dule: Duhet rotacion
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





