

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Malit të Zi njoftoi sot se, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u zhvilluan më 7 prill, në krye të shtetit sërish do të qëndrojë Filip Vujanoviç, i cili ka fituar 51,21 për qind të votave.
"Kandidati tjetër, Miodrag Lekiç ka fituar 48,79 për qind", tregojnë rezultatet përfundimtare. Ky është mandati i tretë i 58-vjeçarit, Vujanoviç.
Mandati i parë ishte para daljes së vendit nga shteti i përbashkët me Serbinë. Në karrierën e tij politike ai i ka pasur të gjitha funksionet më të larta në Malin e Zi, ministër i Drejtësisë, ministër i Punëve të Jashtme, kryeministër, kryetar i parlamentit dhe president i shtetit.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





