

Tiranë, 22 prill 2013, NOA – Partia Socialiste akuzoi sot mazhorancën për dështimin me sigurinë rrugore. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj tha sot se “dështimi me sigurinë rrugore dhe numri i lartë i vdekjeve në aksidentet rrugore është një tjetër arsye se përse shqiptarët nuk duhet të votojnë Sali Berishën në zgjedhjet e 23 qershorit”, tha Felaj.
Deputetja e PS-së u shpreh se të dhënat tregojnë se çdo ditë ka shqiptarë që vdesin në aksidentet rrugore, ndërkohë që nga ana e qeverisë nuk është marrë asnjë masë
“Programi i PS-së për rilindje ka pjesën e vet të veçantë për atë që do të bëhen për sigurinë rrugore. Në do të ulim numrin e aksidenteve që vijnë për shkak të gjendjes së rrugëve”, u shpreh Felaj.
Deputetja e PS-së shtoi se në mandatin e parë të qeverisjes së PS-së do të ulet numri i aksidenteve, duke zbatuar projekte për shtimin e sigurisë rrugre.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





