

Tiranë, 22 Prill 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e hënë, 22 prill 2013.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor: “Marrëveshja, Dule e Spahiu pranë koalicionit me Ramën”.
Tituj te tjerë të kësaj gazete: “Blushi: Paligjshmëria, paragjykimi i fundit i Europës për Shqipërinë”.
“Islami: “Martesa” PS-LSI,pse është e pamjaftyeshme për fitoren e zgjedhjeve”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Rama-Meta, sot firmoset pakti”.
Tituj te tjerë të kësaj gazete: “Shinasi Rama: Shqipëria, diktaturë fashiste, vidhen zgjedhjet pa filluar”.
“Besnik Mustafaj: Berisha të mos fusë Islamin ,Dogjanin dhe Kadelin në listat e PD”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Gafa e Ramës, kërkon traktat miqësie me Kosovën!”.
Tituj të tjerë janë: “Të djathtët konfirmojnë aleancën me PD. Çamët caktojnë Idrizin për negociata me Berishën”.
“Jani i PBDNJ shkrin ngrirjen duke dalë nga KQZ”.
Gazeta ”MAPO” ka si argument kryesor: “24 orë nga afati i koalicioneve. Pa surpriza, PS nuk fut aleatët në listat e saj”.
Tituj te tjerë të kësaj gazete: “Rama e Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore”.
“Thellohet përçarja në Berat,Ylli e Felaj “sulmojnë”Bracen”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor: “Asambleja e Beratit, “zihen” Braçe e Ylli”.
Tituj te tjerë të kësaj gazete janë: “Kërcënohen Daçiç e Vuçiç:Shitët Kosovën, do ju therim si Shqiptarë”.
“Berisha: Jemi për taksa të ulëta,Durrësi e Vlora u mbytën”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





