Transmetuar më 21-04-2013, 23:14

Mos u çudisni aspak nga titulli i këtij artikulli. Sepse bëhet fjalë për një ngjarje të vërtetë që i ka ndodhur një vajze të re në Itali, vetëm para pak ditësh.

Pikërisht në Milano, aty ku vajza 23-vjeçare me emrin Federika, iu nënshtrua një ndërhyrjeje në pjesën e kraharorit, për të realizuar një tatuazh. Dhe vetëm dy ditë më pas, ajo vdiq nga një gjendje shoku, e përjetuar pikërisht për shkak të tij.

Sipas hetimeve paraprake, thuhet se vajza e re, e humbi jetën falë një goditjeje shumë të rëndë infektive, falë  dizajnit të ri që ajo bëri mbi trupin e saj.

Ndërsa qendra ku ajo kreu ndërhyrjen, është inspektuar në të gjitha aspektet e saj, për të parë se ku mund të jetë gabuar me ndërhyrjen e vajzës.

Ndërsa dyshimet e para janë ngritur pikërisht me produktin e përdorur për tatuazhin apo ngjyrën e tij, dhe para së gjithash, nëse vajza ishte alergjik ndaj saj.

Në këtë mënyrë, opinioni publik në Itali, duke diskutuar dhe bërë debat mbi këtë ngjarje, është në fakt edhe duke u sensibilizuar për kushtet që duhen plotësuar para se të kryejmë një ndërhyrje tatuazhi në trupin tonë. Gjë e cila vlen në fakt, për të gjitha rastet e tilla, kudo që ato kryhen.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit