Transmetuar më 21-04-2013, 20:11

Dukesha e Cambridge Kate Middleton ka shfaqur shenjat e para të pranverës por edhe të shtatzënisë, teksa mbante veshur një tip fustani-pallto me mëngë treçerekshe.

Kate u ndal në Windsor Castle në prag të festimeve për ditëlindjen e 87 të Mbretëreshës Elizabeth.

Në ndryshim nga të gjitha daljet e saj 31 vjeçarja e cila pret të bëhet nënë në muajin korrik, për herë të parë është parë me bark të madh, aq sa të gjithë kishin filluar të hidhnin dyshimet se Kate po limitonte ushqyerjen e saj për të ruajtur linjat trupore.

Gjatë këtij eventi nëna e ardhshme u ndal për të folur me shumë nga të pranishmit, ku nuk kurseu buzëqeshjet dhe përshëndetjet e shumta.

Kujtojmë këtu se fëmija që mban në bark bashkëshortja e Princit Uilliam do të jetë trashëgimtari i fronit mbretëror në Angli.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit