Transmetuar më 21-04-2013, 18:47

Mat, 21 prill 2013, NOA.al- Grabitje nën kërcënimin e armës dhe vjedhje parash ndaj personit të vënë në shënjestër.

Një burrë i moshës 60 vjeçare u grabit nën kërcënimin e armës në fshatin Xibër të Matit nga një i ri i moshës 20 vjeçare.

Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al se menjëherë pas sinjalizimit për këtë rast forca të shumta policia u vunë në ndjekje të autorit, duke bërë identifikimin dhe arrestimin e tij.

Agresori i 60 vjeçarit rezultoi 20 vjeçari Azem Karaj, i cili nën kërcënimin e një arme zjarri i kishte marrë një shumë prej 650 mijë lekësh të vjetra të dëmtuarit.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur grabitje, ndërsa vijojnë hetimet dhe po merren dëshmitë e të dëmtuarit dhe 20 vjeçarit të prangosur për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit