Transmetuar më 21-04-2013, 18:07

Milano, NOA.al- Për tre muaj me radhë ishte kujdestari i një të moshuari të sëmurë, por kur ky i fundit vdiq, burri falsifikoi testamentin e tij, për të përfituar shuma të caktuara nga pasuria që i moshuari zotëronte.

Falsifikuesi ishte një burrë shqiptar 43 vjeç, i cili u ndalua nga policia e Porta Ticinese në Milano të Italisë, pasi u zbulua falsifikimi i tij si dhe shumat e tërhequra në bankë, pas dyshimeve të punonjësit të bankës mbi testamentin.

I ndaluari siç raporton noa.al rezultoi shqiptari me iniciale V.H, i cili nuk kishte precedentë penalë, ndërsa në gjurmët e tij u ra edhe falë bashkëpunimit të së motrës.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit