Transmetuar më 21-04-2013, 17:29

Policia e Utah në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arrestuar autorët e një grabitje në një bankë në Tooele. Grabitja në fjalë ishte më se e pazakontë pasi autorët ishin një familje e tërë, babai, nëna dhe dy fëmijët e mitur 2 dhe 5 vjeç.

Dëshmitarët siç raporton noa.al treguan se gruaja kishte hyrë në bankë duke dorëzuar një faturë ku pretendonte se i ishin dërguar para ndërsa kërcënonte punonjësen me armë. Jashtë bankës me makinën ndezur e priste bashkëshorti bashkë me dy fëmijët.

Sakaq policia ndaloi të gjithë familjen e hajdutëve ndërsa në makinë u gjet fatura dhe arma e kërcënimit.

Dy bashkëshortët shpjeguan në polici se e kishin kryer grabitjen pasi kishin vështirësi të shumta ekonomike dhe u nevojiteshin mjekime.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit