

Tepelenë, 21 prill 2013, NOA.al- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë, ku një 39 vjeçar i ka dhënë fund jetës pas mesditës së sotme.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen “Selam Musai” ku Ylli Dyrmishi i prekur nga depresioni pasi ka pirë ilaçet që merrte për tu kuruar, ka dalë na ballkonin e banesës ku jetonte, në katin e katërt të një pallati dhe është hedhur prej atje.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë noa.al se menjëherë pas këtij veprimi 39 vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, por për shkak të dëmtimeve të shumta ka ndërruar jetë.
Mësohet se i ndjeri ishte në vijimësi i prekur nga depresioni dhe prej 10 vitesh kurohej rregullisht, ndërsa ishte i divorcuar dhe jetonte me prindërit e tij.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





