Transmetuar më 21-04-2013, 12:57

Tridhjetë sekonda heshtje dhe shirita të zinj në krahë do të ketë sot në Londër për pjesëmarrësit e maratonës që do të zhvillohet në kushte të rrepta sigurie pas tragjedisë në maratonën e Bostonit. Rreth 36 000 pjesëmarrës do të mbajnë 30 sekonda heshtje si edhe shirita të zinj në krahë, ndërkohë që parashikohet edhe një publik i shumtë në numër përgjatë rrugëve të Londrës nga do të zhvillohet kjo maratonë.

Vrapuesit në maratonë do të kalojnë para ndërtesave të tilla historike si Tower Bridge, Big Ben dhe Parliament Square, pastaj para njërit prej komplekseve më të mëdha me zyra në botë Canary Wharf dhe së fundi, në afërsi të pallatit mbretëror Buckingham Palace.

Alexia Ash, drejtore e firmës amerikanoveriore të konsulencës për çështje të sigurisë "Exckusive Analysis", thekson se nuk është e mundur të garantosh siguri absolute për një maratonë pa shkatërruar natyrën e aktivitetit. "Siguria nuk mund të garantohet në çdo segment të itinerarit 42 kilometra të gjatë", tha Ash për Deutch Welle.

Priten një gjysmë milioni spektatorë të cilët do të ndjekin garën në rrugët e Londrës, në ura dhe në sheshe parkimi. Shumë prej tyre shqetësohen për mundësinë e dhunës apo atentateve terroriste. Spektatorët e shqetësuar janë pikërisht ata që nevojiten në rast masash të tilla të gjera sigurie, thekson një ekspert sigurie.

Pas shpërthimit të dy bombave pak metra nga vija e finishit në maratonën e Bostonit, që shkaktoi tre të vdekur dhe qindra të plagosur, siguria në rrugët e Londrës është rritur së tepërmi, edhe pse policia nuk ka rritur nivelin e alarmit.

Në këtë maratonë numri i policëve do të jetë 40 për qind më i lartë nga maratona e vitit të kaluar. Edhe sipas Scotland Yard-it, që nuk jep të dhëna të detajuara, numri i policëve do të jetë "i konsiderueshëm".o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit