

David Beckham është krenar për sjelljen e djemve të tij. Ai është shprehur se tre djemtë e tij janë shumë të sjellshëm dhe kjo falë rregullave rigoroze prindërore.
Futbollisti më i famshëm në botë është shprehur se fëmijëve të tij i ka mësuar disiplinën që në moshë të vogël: “Unë dhe Victoria jemi rritur me rregulla rigoroze nga prindërit dhe e njëjta gjë vlen për djemtë tanë. “Të lutem” dhe “Faleminderit” kanë qenë të pandashme që kur kanë nisur të flasin. Janë djem të mbarë.”
“Kur shkojmë në takime me prindër në shkollë, gjëja e parë që pyesim është se si janë sjellë dhe mësuesit thonë që janë shumë të sjellshëm”, shtoi 37-vjeçari.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





