Transmetuar më 20-04-2013, 23:51

Të takosh hënën dhe të mos ndahesh më nga ajo. Është një ngjarje që nuk ndodh çdo ditë. Por artistit rus i cili vjen nga Moska i ka ndodhur. Leonid Tishkov, ish – fizikant, i konvertuar në artist është takuar me hënën dhjetë vjet më parë.

Që nga ajo kohë ai udhëton me hënën e tij personale, “Private Moon”, një instalacion i lëvizshëm që e ndjek nga pas, nga Kina në Zelandën e Re, në Francë e ngado.

Çdo etapë, çdo peizazh, kërkon një fotografi të re. Ndalen dhe pozojnë së bashku. Projekti fotoromantik i Tishkov përmban edhe poezi.

“Kam zbuluar se hëna është pika e dritës që tërheq njerëzit e cilësodo rrace qofshin ata. Ndoshta sepse ajo di akoma të dhurojë ëndrra për këtë botën tonë”, ka thënë ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit