

Nëse doni të keni një trup në formë dhe plot energji dhe të evitoni shëndoshjen, janë një sërë produktesh ushqimore që mund të përdoren në pranverë dhe t’iu japin energji.
Kimberly Snyder, dietologe dhe eksperte e bukurisë për personat e famshëm të Hollywood, jep disa këshilla, ku thotë se ngrënia e frutave dhe perimeve na bëjnë të jemi të fuqishëm dhe të kemi një pamje për tu pasur zili.
Para se të shkoni në dyqane kozmetike për të blerë produkte për të mbajtur lëkurën e lëmuar dhe në formë, kaloni njëherë nga frutat e stinës të cilat e zbukurojnë më shumë njeriun pasi përmbajnë ujë, vitamina dhe kripëra minerale.
Cilat janë ushqimet që na japin energji dhe bukuri:
-Karçofi, stimulon aparatin tretës të funksionojë mirë dhe të mos akumulohet ushqimi
-Karotat, të pasura me vitaminë A
-Kërpudhat, të përshtatshme për çdo dietë sepse kanë pak kalori
-Lulelakra, e rëndësishme për të parandaluar sëmundjet e aparatit tretës, veçanërisht nëse konsumohet e gjallë
-Avogado dhe patate të ëmbla për një lëkurë të shëndetshme dhe për të qëndruar gjithnjë të rinj
-Për të hequr dorë nga rrathët e zezë në sy mos kurseni ngrënien e bananeve dhe selinosë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





