
Të dhënat po ngarkohen...

Romë, 20 prill 2013, NOA.al- Giorgio Napolitano është rizgjedhur për herë të dytë si President i Italisë.
Rizgjedhja e Napolitanos aktualisht 87 vjeç erdhi pasi partitë italiane dështuan të zgjedhin pasardhësin e tij gjatë pesë raundeve të zgjedhjeve presidenciale.
Vetëm mëngjesin e sotëm iu kërkua Presidentit në detyrë për shkak të respektit që gëzonte të rikandidonte për një mandat të dytë, në mënyrë që vendi të kapërcente ngërçin.
Votimi në Parlament bëri që Napolitano të marrë votat e nevojshme duke gëzuar kështu një mandat të dytë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
