

Menjëherë pas diplomimit përballja me botën e punës mund të jetë traumatike. Li Meng një i ri nga Kina e shmangu plotësisht gjithë këtë situatë, duke jetuar në një mënyrë shumë personale. Pasi nga momenti që u diplomua 6 vite më parë, Li Meng hyri në një Internet Cafe, dhe aty kaloi pjesën më të madhe të ditëve të tij.
Meng siç raporton noa.al kalon ditë e natë në një qoshe me një pako ushqimesh fast food-i në krah, i fiksuar pas monitorit, ndërsa kur është i lodhur e zë gjumi në karrige.
Pronari i Internet Cafesë shpjegon se i riu largohet fare rrallë, vetëm për tu larë, ndërsa të tjerët hyjnë dhe dalin, por ai është po aty i pashqetësuar.
Për rastin e tij kishin ndërhyrë edhe psikologët, por i riu i kishte përzënë duke u thënë të mos shqetësohen.
“Kur i bëmë disa pyetje ndaloi së përgjigjuri, njëlloj si të mos kishim qenë fare”, sqaron njëri nga psikologët.
Me sa duket Li Meng arrin të mbahet falë pasionit të tij për lojërat online, duke u shitur lojtarëve të tjerë objekte virtuale, të cilat e lejojnë të paguajë tarifën në qendrën e internetit dhe të jetojë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





