



Viti 2013 ka kurorëzuar Real Madridin si klubin më të “çmuar” në botë. Sipas klasifikimit vjetor të “Forbes”, Real Madrid numëron plot 3.3 miliardë dollarë në vit, i ndjekur nga Manchester United, me 3.1 miliardë dollarë.
Pas tyre renditet Barcelona që siç raporton noa.al llogarit 2.6 miliardë dollarë. Në vendin e katërt vjen Arsenal me 1.3 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e pestë Bayern Monaco me afro 1.3 miliardë dollarë.
Milan vjen më pas në vendin e gjashtë me 945 milionë dollarë, ndërsa Chelsea i cili renditet i shtati numëron 901 milionë dollarë në vit.
Sakaq në vendin e tetë vjen Juventus me 694 milionë dollarë në vit, i ndjekur Manchester City me 689 milionë dollarë.
I dhjeti në klubet e futbollit më të pasur në botë renditet Liverpool me 651 milionë dollarë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





