
Të dhënat po ngarkohen...

Islamabad, 20 prill 2013, NOA.al- Të paktën 4 persona kanë mbetur të vdekur në një atentat të realizuar nga një grua kamikaze në distriktin tribal të Bajaur, në verilindje të Pakistanit në kufi me Afganistanin.
Ky lajm është konfirmuar nga vetë qeveria, ku shpërthimi ka ndodhur pranë një spitali. Përveç të vdekurve janë shënuar edhe 7 të plagosur.
Duke konfirmuar praninë e një atentati vetëvrasës, zyrtarët e policisë konfirmuan se u gjetën këmbët dhe koka e një gruaje mes moshës 18 dhe 20 vjeçare.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
