

Berat, 20 prill 2013, NOA.al- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ndalur në qytetin e Beratit për të prezantuar programin për një Rilindje Shqiptare deklaroi se Shqipëria është një regjim hibrid, ndërsa në krye të vendit është një karagjoz i dhunshëm.
Në vijim të fjalës së tij kreu i selisë rozë nënvizoi se në pushtet janë një oborr të korruptuarish të cilët rrinë pranë kreut të vendit dhe kanë në dorë të gjitha rrugët e konkurrencës.
“Kemi një shtet partiak që e kushtëzon rrogën me besnikërinë ndaj kreut të vendit, ku pushteti gjyqësor është kthyer në një korporatë biznesi që shkel ligjin për llogari të kreut të vendit dhe pastaj e shet të drejtën për llogari të shtetit të vetë. Shqipëria është vend i turpëruar për shkak të shtetit”, deklaroi Rama citon noa.al.
Lidhur me rrugët që Kryeministri pretendon se i ka shtruar, shefi i opozitës tha se ato janë në kokën e Berishës dhe të pushtetit të tij që i ka ardhur fundi.
Ai tha se vetë demokratët duhet të japin votën kundër, pasi Partia Demokratike është kthyer në një parti familjare.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





