
Të dhënat po ngarkohen...

Mallakastër, 20 prill 2013, NOA – Një person ka mbetur i vdekur gjatë një grabitje në Mallakastër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngracie, në banesën e Ylli Kapllanajt. Sipas dëshmive të para, viktima ka hyrë në banesë për të grabitur. Por hajduti është ndjerë nga i zoti i shtëpisë, Kapllanaj, i cili e ka qëlluar atë më armë. Plagët e marra me armë zjarri i kanë shkaktuar viktimës vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur emri i viktimës.
Turi i pajetë është dërguar në morg. Banorë të fshatit dhe të zonës përreth pritet të bëjnë identifikimin e autorit.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
