

Anaidi, Joana dhe Xhimi ndodhen në oborr dhe fillojnë të flasin për Eldorën. Xhimi thotë se Eldora duhet të dalë në nominim sepse ajo po qëndron në shtëpi vetëm sepse ka marrëdhënie të mira me të gjithë. Anaidi me Joanën ndajnë të njëjtin mendim me Xhimin. Anaidi këshillon Xhimin që të debatojë me Eldorën, por duhet që të gjej një moment që ajo të mos ketë përkrahje nga banorët e tjerë. “Merr ndonjëherë zjarr Eldora, po nuk na tregon shkëndijat” thotë Anaidi. Xhimi fillon të flasë me ironi për pozitivitetin që Eldora tregon ndaj të gjithëve. Ai thotë se nuk ka mundësi që një njeri të jetë i mirë me të gjithë.
Joana po ashtu si Xhimi, thotë se Eldora duhet të dalë në nominim këtë javë dhe në një farë mënyre i kërkon atij dhe Anaidit që të nominojnë Eldorën. “Nuk e kuptoj pse s’del në nominim ajo” thotë Joana dhe më pas shton “po mirë po ia bëjmë ne dhuratë nominimin këtë javë”. Joana nga ana tjetër është e acaruar me Eldorën për faktin se ajo ka marrëdhënie të mira me Elonën, Riken dhe Ilirin.
“Ajo tregon pafytyrësi duke ndenjur me ata vetëm që t’i shpëtojë nominimeve” thotë Joana dhe më tej shton “po më ikën zari, nuk e duroj dot që sillet me kaq pafytyrësi vetëm për të shmangur nominimet”. Xhimi i jep të drejtë Joanës në mënyrën se si ajo gjykon Eldorën.
Big Brother Albania 6, eshte nje prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





