
Të dhënat po ngarkohen...

Beograd, 20 prill 2013, NOA – Një grup të rinjsh kanë protestuar në Beograd kundër arritjes së marrëveshjes ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë.
Protesta është zhvilluar mbrëmjen e djeshme, pas konfirmimit nga kryeministri serb Ivica Daçciç se ka nënshkruar aktin. Mediat serbe shkruajnë se qindra të rinj kanë marrë pjesë në tubim.
Ata brohorisnin “Tradhti” dhe këndonin këngë nacionaliste para ndërtesës së presidencës së Serbisë, ku edhe kanë bërë thirrje për “dorëheqje”. Në një prej parullave që mbahej nga të rinjtë shkruhej: “Prej kohës së Shën Savës, na ka mbet amaneti që të mbrojmë Kosovën tonë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
