

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi. Ai përgëzon udhëheqësit e Hashim Thaçi dhe Ivica Daçic vendosmërinë dhe kurajën e treguar.
Gjithashtu presidenti ka shprehur mirënjohjen ndaj Baroneshës Ashton për vendosmërinë e saj në ndërmjetësimin ndërmjet palëve, si dhe nuk ka harruar të falenderojë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme të bisedimeve.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon fillimin e një periudhe të re në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve në përgjithësi. “Ky është momenti, kur e kaluara duket më larg dhe e ardhmja e fëmijëve tanë më e sigurt”, shkruhet në websitin e presidencës.
Presidenti Nishani shpreh bindjen se vetëm fryma e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit do t`i shërbejë zbatimit të kësaj marrëveshje, normalizimit të marrëdhënieve dhe zgjidhjes së problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërtimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, stabilitetit në Kosovë dhe rajon dhe të ardhmes së përbashkët euro-atlantike të të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





