Transmetuar më 19-04-2013, 21:56

Prishtinë 19 Prill 2013 NOA.al/Tinka Kurti – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe nënkryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka quajtur marrëveshjen si tradhti. “Kjo marrëveshje paraqet tradhëti ndaj sovranitetit të Kosovës”, ka thënë ai. Sipas tij, kjo marrëveshje është shumë e dëmshme. “Historikisht është marrëveshja më e dëmshme që nënshkruhet prej vitit 1999”, ka shtuar ai. Lëvizja Vetëvendosje! prej fillimit të këtij procesi kishte qenë kundër dialogut me Serbinë. E vetmja gjë që është arritur është se nuk arritën ta ruajmë integritetin territorial.

Ai ka folur për strukturat serbe të sigurisë, të cilat deri më tani kanë qenë ilegale e në marrëveshje thuhet “do t’u ofrohet vend ekuivalent”. “Bëhet  fjalë  për legalizimin e atyre strukturave e jo shpërbërja e tyre”. Ndërkaq zgjedhjen e komandantit policor nga ana e serbëve e quan ndarje etnike e jo bashkim të Kosovës.

Sipas tij, stafi i Ministrisë së Brendshme të Serbisë që kanë punuar si struktura paralele në Kosovë, duhet të arrestohet e jo të integrohet./t.k./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit