Transmetuar më 19-04-2013, 21:37

Një i ri u arrestua mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas burimeve të para policore mësohet se 29- vjeçari ka tentuar të përdhunojë një të mitur.

Dyshohet se mashkulli me inicialet E.O. rrëmbeu dhe tentoi të përdhunonte një fëmijë, seksi i të cilit nuk bëhet i ditur.

Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ish-Parkun e Autobusave në Tiranë. Personi dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht, e ka rrëmbnyer dhe ka tentuar ta përdhunojë fëmijën.

Uniformat blu, kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit