Transmetuar më 19-04-2013, 21:32

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë pak ditë pas lajmit të përdhunimit dhe vrasjes së një vajze gjashtë vjeçare. Një tjetër vajzë, pesë vjeçare është rrëmbyer në shtëpinë e saj në Gandhi Nagar disa ditë më parë. Ajo është përdhunuar në New Delhi. E vogla është në gjendje tejet të rënduar shëndetësore. Lajmi bëhet i ditur prej televizioneve indiane.

E mitura është gjetur nga prindërit e saj. Organet gjenitale i kishte të sakatuara si dhe kishte plagë të ndryshme në trup. Vajza gjendet në reanimacion në rrezik për jetën. Mjekët janë shprehur se e vogla ka plagë të brendshme pasi është përdhunuar me një shufër. Dëmtimi i pjesëve intime i ka shkaktuar një infeksion të rëndë.

Familje shumë e varfër e vajzës, ka akuzuar policinë pasi nuk kanë vepruar menjëherë pasi janë njoftuar për humbjen e saj. Pasi kanë pyetur banorët e zonës, hetuesit janë në kërkim të një të dyshuari, i cili është fqinj i tyre dhe që është zhdukur pas ngjarjes. Po dje një edukator ka abuzuar me një fëmijë pesë vjeç i cili gjithashtu gjendet në kushte të rënda shëndetësore.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit