

Ndoshta kemi të bëjmë me një vend që i ka falur frymëzim edhe Ernest Hemingway-t. Ai parapëlqente të kalonte një pjesë të mirë të kohës së tij ulur nëpër ato tavolina.
Një tjetër penë e njohur e letërsisë botërore, Graham Greene, e ka përmendur në një roman të famshëm të vetin “Agjenti ynë në Havana”.
Tani “Sloppy Joe’s”, lokali që aq shumë i pëlente ta madhit John Wayne, Spencer Tracy, Clark Gable, Errol Flynn dhe Rock Hudson, do të riphapet pas gati 50 vitesh që i ka mbajtur dyert e mbyllyra. Edhe një herë aty do të nisin historitë, do të tregohen ngjarje e do të flitet mbi personazhe të famshëm, që vijnë nga një tjetër epokë.
Do të jetë e varur në mur edhe fotoja e shkrimtarit të madh që shkroi “Plaku dhe deti” së bashku me aktorët Noel Coward dhe Alec Guinness.
Hemingway do të përshëndesi nga aty vizitorët për t’i ftuar drejt një tjetër aventure magjepsëse.
“Sloppy Joe’s”, u mbyll në vitin 1965 kur Fidel Castro vendosi mbylljen e firmave private.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





