

Tiranë, 19 prill 2013, NOA.al- Mbrëmjen e sotme është kryer ekstradimi nga Milano e Italisë drejt vendit tonë i 36 vjeçarit nga Tirana Altin Muça.
I ekstraduari Muça ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 20 vjet heqje lirie për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.
Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al se Altin Muça në janar të vitit 2000 në fshatin Farkë, Tiranë, duke përdorur forcën dhe nën kërcënimin e një arme tip pistoletë, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. Menjëherë pas përdhunimit i sipërpërmenduri është larguar nga vendi ynë drejt shtetit fqinj.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 26.11.2012, në Milano, është bërë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i Altin Muçës.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





