
Tiranë, NOA.al – Ishte fati apo heroizmi i shoferit, që shmangu një tragjedi të mundshme pasi ky i fundit u paralizua teksa drejtonte një furgon me pasagjerët. Fakt është që pasagjerët shpëtuan mrekullisht.
Qani Kullolli 57 vjeç, nga Gramshi, ka qenë duke drejtuar furgonin e tij me pasagjerë nga Gramshi në drejtim të Tiranës pas ditë më parë kur vuri re se nuk mund të lëvizte ndërsa furgoni ishte duke udhëtuar.
Sapo kishin zbritur nga Kërraba, 57-vjeçari kishte ndaluar pasagjerët (bashkëqytetarë të tij) duke i ftuar që të pinin diçka në lokal pasi kishte ditëlindjen dhe donte t’i qeraste.
Pasi qëndruan për disa minuta në lokal, furgoni u nis sërish kur pasagjerja e ulur përbri shoferit vuri re se atij i ra nga dora një shishe me ujë, të cilën ai e mbante në dorën e djathtë.
Ndërsa pyeti shoferin se çfarë po ndodhte, ai nuk mund të lëvizte as kokën. Duke u tërhequr mundi të shtypte frenat dhe të hapte krahun për të ndaluar, pasi provoi disa herë me dorën e majtë të fikte furgonin, dështoi duke lëvizur nga pak dorën e djathtë, pikërisht atë dorë e cila dha alarmin e para.
“Më ndihmoni, unë po mbaroj” ishin fjalët e shoferit i cili më pas ra pa ndjenja.
Të alarmuar pasagjerët i erdhën në ndihmë. Ata ndaluan një makinë të rastit duke e transportuar “heroin” drejt në spital.
Kullolli mundi t’i shpëtonte vdekjen ndërsa mbeti pjesërisht i paralizuar. Pasagjerët tregojnë se ishte fat por edhe forca e shoferit që i shpëtoi ata nga rreziku. /a.b/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





