
Të dhënat po ngarkohen...

Një vajzë 6 vjeçare u bllokua mes dy mureve të ngushtë teksa lozte kukafshehti. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Kinë, ku vogëlushja po luante me shoqet e saj, në momentin që u fut mes dy mureve, prej nga nuk arrinte të dilte dot më.
Për të shpëtuar të miturën, forca të shumta zjarrfikëse ndërhynë, por vetëm pasi shembën murin, arritën të nxjerrin të padëmtuar të voglën.
Dëshmitarë në vendngjarje shprehen se 6 vjeçarja nuk kishte synim të ngecte brenda murit, por se donte të fshihej që të mos gjendej nga shoqet.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
