Transmetuar më 19-04-2013, 12:12

Tetovë, 19 prill/NOA/Naser Pajaziti – Dy vajza të reja të moshës 16 dhe 17 vjeç kanë qenë viktima të tentimit për abuzim intim nga ana e një regjisori në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Siç mëson noa.al, bëhet fjalë për një 55 vjeçar, i punësuar si regjisor në Pallatin e Kulturës në Tetovë, i cili ka arritur që të mashtroj dy vajzat dhe ti ftoj për kafe në zyrën e tij.

Ai fillimisht kishte nisur që të flasë rreth nevojave personale dhe ka tentuar që t’i joshë ato.

Sipas policisë, dhunuesi ka tentuar që më pas edhe të abuzoj me dy vajzat, por ato kanë bërë rezistencë. Pas kësaj ngjarje, vajzat kanë informuar prindërit e tyre, që më pas kanë bërë denoncimin pranë organeve policore. Regjisori 55 vjeçar është ndaluar nga policia dhe se ndaj tij pritet të ndërmerren masa ndëshkimore. /n.p/o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit