

Prishtinë NOA.al/Tinka Kurti – Takimi për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është raportuar të fillojë në orën 12:00. Ndërkaq, një orë tjetër që përflitet në media është ora 15:00 për të cilën thuhet se do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes.
“Nënshkrimi i marrëveshjes nëse do të arrihet, do të bëhet para mediave dhe gazetarëve kurse përmbajtja e saj e plotë do të bëhet shpejt publike”, ka thënë zv.kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
Delegacioni serb ka shkuar sot në mëngjes në Bruksel ndërsa delegacioni nga Kosova kishte shkuar qysh mbrëmë duke u kthyer nga Sllovenia. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se do t’u shkruajë 27 vendeve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u treguar se Kosova po e pranonte që tri herë marrëveshjen e ofruar nga Brukseli dhe ishte Serbia ajo që po refuzonte./t.k./o.k/noa.al/
Bisedimet Kosovë – Serbi, sot raundi i 10
Ashton anulon axhendën, sot do të ketë një tjetër takim Kosovë- Serbi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





