

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi gjobën ndaj kryetarit të Këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, por ka ulur shifrën e saj nga 1 milion lekë në 200 mijë lekë.
Gjykata e rrethit kishte shqyrtuar fillimisht çështjen e ngritur një vit më parë nga padia e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha për shpifje e fyerje për çështjen e kioskave.
Kryekëshilltari Dalipi reagoi pak minuta pas vendimit në profilin e tij në Tëitter duke thënë se, “Gjykata e apelit sot i bëri dhe një shërbim të fundit L.Bashës. Një gjobë mjerane ndaj meje si anëtar i Këshillit Bashkiak të TR për denoncim të korrupsionit. Asnjë presje nuk u heq deklaratave të mia. Presioni në prag të mbledhjes ku Basha humb shumicën, tregon panik!", shkruante Aldrin Dalipi.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





