Transmetuar më 19-04-2013, 10:40

Përmet, Noa.al – Për kryeministrin Sali Berisha, kryetari i opozitës “Rama ka psikologjinë nga bunkeri i bllokut ku është rritur. S’mund të jesh edhe qeveri edhe opozitë”, ironizoi sot kryeministri në një nga takimet që ka ndërmarrë në jug të vendit.

Berisha vijoi me metaforën e tij kur u ndal në koalicionin PS- LSI ‘Halat e ngjalave do t’u ngelin në grykë”.  Ai inauguroi rrugën Golem – Picar  në Gjirokastër ku tha se" ndërtimi i rrugëve u bë i mundur nga rritja ekonomike."

Ndërsa gjatë inaugurimit të shkollës 9-vjeçare në qytetin e Përmetit, Kryeministri Sali Berisha sulmuar opozitën pasi sipas tij “me deklaratat e saj fyen dhe cenon nxënësit e shkollave në vend.” “Për ata që ju cenojnë dhe ata që ju fyejnë, i ftoni në orët mësimore”, u tha Berisha nxënësve të shkollës.

“Atyre që krahasojnë mësuesit me 100 vite më parë u them të vijnë të ndjekin një orë mësimi, atyre u ka mbetur ora 100 vjet mbrapa duke fyer mësuesit e vendit”, sqaroi ai.

Arsimi mbetet një nga prioritet kryesor të qeverisë, tha kryeministri duke shtuar se “janë bërë hapa përpara si në ndërtimin e shkollave ashtu edhe në trajtimin financiar të mësuesve.” Kryeministri përmendi arritjet e qeverisë në fushën e arsimit duke nënvizuar faktin se “janë ndërtuar mbi 1300 shkolla të reja.” Sipas Berishës, qeveria e tij do të bëjë gjithçka që çdo fëmijë të ndjekë shkollë me qëllim arritje ne synimit ‘zero tolerancë ndaj analfabetizmit’.

“Të vazhdojmë garën e dijes së bashku dhe do të bëjmë gjithçka që çdo fëmijë të ndjekë shkollën duke treguar tolerancë zero ndaj analfabetizmit. Vendi ynë sot ka nivelet më të larta të ndjekjes së shkollës, tha mes të tjerash kryeministri i vendit në inaugurimin e shkollës 9 vjeçare në qytetin e Përmetit.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit