Transmetuar më 19-04-2013, 10:19

E reja shqiptare, Elhaida Dani, ka ecur një tjetër hap përpara në programin “The Voice of Italy”, ku ajo po merr pjesë, duke kaluar kështu në fazën e performimeve “Live”.

Të enjten në mbrëmje Dani ka fituar, atë që organizatorët e programit që transmetohet në kanalin Rai 2 e kanë quajtur sfidë ndërkombëtare, mes saj dhe këngëtares italo-amerikane, Franceska Belenis.

Konkurrentët e “The voice of Italy” kanë konkurruar me një këngë të Dona Summer. Gara ka qenë shumë e vështirë dhe beteja e tyre është konsideruar si një betejë mes dy tigrash. Betejë, që nxori fitimtare 19-vjeçaren shkodrane.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit