Transmetuar më 19-04-2013, 09:38

Kërçovë, NOA.al/Naser Pajaziti – Kryetari i ri i Kërçovës, Fatmir Dehari është akuzuar nga partitë maqedonase se po largon maqedonasit nga administrata e komunës.

Partitë VMRO-DPMNE dhe LSDM akuzuan kryetarin e ri të kësaj komune, se që nga nisja e ditëve të para të punës ka në shënjestër aplikimin e fshesës për administratorët maqedonas në këtë komunë. Gjithçka ka nxitur reagimet, pasi kryetari i ri Dehari vendosi dje që të pushojë nga puna katër administratorë maqedonas nga njësia e zjarrfikësve në Kërçovë, kur ata ishin me kontrata pune.

Por, Dehari ka hedhur poshtë akuzat duke theksuar se komuna nuk është në gjendje të përballojë këtë kategori të punësuarish me kontrata, për shkak të borxheve. Shqetësimet për largimin e katër maqedonasve sot kanë pushtuar një pjesë të mediave maqedonas, të cilat kanë reaguar ndaj veprimit të kryetarit të ri të komunës së Kërçovës, që sipas tyre po “përdor” pastrimin etnik të administratës komunale. Fatmir Dehari, është kryetari i zgjedhur shqiptarë në këtë komunë pas 70 viteve, e cila menaxhohej nga maqedonasit. n.p/o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit