

Prishtinë 18 Prill 2013 NOA.al/Tinka Kurti – Kosova vazhdon të importojë më së shumti prej Serbisë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të dhënave të publikuara të tregtisë së jashtme të muajit shkurt, vlera më e madhe e realizuar e importit vjen prej Serbisë. Ndërkaq eksporti i realizuar në drejtim të Serbisë, mbetet shumëfish më i vogël. Gjatë shkurtit, Kosova ka importuar 156.3 milionë euro, kurse vlera e eksportit ka qenë 22.6 milionë euro.
Ka vite që konsumatorit të Kosovës i kërkohet që t’i bojkotojë produktet e Serbisë përmes fushatës “Bojkoto 860”, që është numri fillestar i barkodit të prodhimeve të bëra në Serbi. Kjo fushatë udhëhiqet nga Lëvizja “Vetëvendosje”. Ajo ka lëshuar thirjen “Duaje tënden”, duke shtyrë njerëzit për konsumimin e prodhimeve vendëse.
Ndërkaq, javët e fundit është raportuar për probleme në doganat derisa mallrat tregtoheshin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas./t.k./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





