

Një tjetër rast rrëngjethës përdhunimi dhe vrasjeje ka tronditur Indinë. Kësaj here viktima është vetëm 6 vjeçe. Trupi i vogël i së miturës, e përdhunuar dhe e mbytur, është hedhur më pas në një vend ku mblidhen mbeturinat.
Ngjarja ka shkaktuar zemëratën e popullatës vendase e cila ka hedhur gurë kundër policisë dhe ka bllokuar për orë të tëra trafikun.
Familja kishte lajmëruar policinë për zhdukejn e vajzës. Trupi është gjetur pas orë të tëra kërkimesh. Sipas denoncimit të prindërve, vajza është përdhunuar e më pas është vrarë, edhe pse konfirmimi zyrtar do të vijë vetëm pas autopsisë.
Gjatë përballjes me policinë janë plagosur të paktën shtatë persona. Autoritet indiane kanë pezulluar dy policë që rrahën me shkop disa gra të pranishme në manifestim.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





