

Presidenti Barack Obama tha se, vendosmëria e vendit është "përgjigja më e mirë" ndaj terroristëve përgjegjës për dy shpërthimet vdekjeprurëse në Maratonën e Bostonit të hënën e kaluar. Presidenti u tha të pranishmëve në një shërbesë ndërfetare në Boston të shtetit Massachusetts se, ky qytet u ka kujtuar amerikanëve që të vazhdojnë dhe të këmbëngulin, shkruan në një artikull Zëri i Amerikës.
"Ne mund të jemi rrëzuar për momentin, por ne do të ngrihemi dhe do ta vazhdojmë garën deri në fund", tha presidenti. Ai iu lut Zotit t’i mbajë afër ata që humbën të dashurit në këtë tragjedi dhe i paralajmëroi personat përgjegjës se do të nxirren para përgjegjësisë.
Violinçelisti amerikan Yo-Yo Ma mbushi katedralen me një melodi të bukur, megjithëse të trishtueshme. Gjatë shërbesës folën edhe Kardinali i Bostonit, Sean O’Malley dhe guvernatori i Massachusetts, Deval Patrick.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se, gjatë qëndrimit në Boston, Presidenti do të takohet me familjet e të vrarëve dhe të plagosurve si dhe me ekipet e ndihmës së shpejtë.o.k/noa.al
Boston, alarm pas bombave, evakuohet gjykata dhe spitali
Boston, mendohet që bomba është vënë për guvernatorin e Massachusetts
Gjenden në Boston dy paisje të tjera të pashpërthyera
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





